Një pasion që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës, që në fëmijëri e deri më sot. Diana Xhaçi është një nga piktoret më të njohura në juglindje të vendit, e cila njihet më së shumti për peizazhet fantastike që hedh në telajo. Diana ka lindur në qytetin e Vlorës e më pas është zhvendosur në Bilisht ku krijoi familjen e saj, por pasioni për pikturën e ka shoqëruar gjithmonë.
Diana ka çelur një sërë ekspozitash dhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete që bëjnë bashkë piktorët më të mirë të vendit. Ajo na tregon për teknikën e veçantë që përdor për punët e saj.
Piktorja Xhaçi ka një mesazh për të rinjtë që kanë një talent.
Frymëzim për piktoren është natyra e bukur e Devollit, tokat pjellore dhe lumi. Për Dianën piktura do të jetë pasioni që do ta shoqërojë gjithë jetën.
Piktorja Xhaçi prej vitesh ka studion e saj modeste në shtëpinë e saj në qytetin e Bilishtit, ku kalon pjesën më të madhe të kohës. Në të ka me qindra piktura të realizuara ndër vite, dhe aq të pëlqyera nga artdashësit.