• Lajme kombëtare

Nis punën bursa e energjisë, nesër ankandi i parë

Nis të mërkurën (12 prill) tregtimi i bursës shqiptare.

Në mbledhjen e 7 prillit, Enti Rregullator i Energjisë miratoi në mbledhjen e Bordit, propozimin e ALPEX dhe njësinë kohore të Tregut, sipas së cilës pas orës 00:00 të 12 prillit, nis dita e fillimit të tregtimit në Bursë, e cila do të krijojë kushtet për një treg transparent dhe do të hapë mundësi për zgjerimin me bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike me rajonin dhe atyre të Bashkimit Evropian. Por si fazë e parë, ky bashkim tregjesh të energjisë elektrike do të nisë me Kosovën.

Sipas rregullores, ALPEX-i mund të zgjasë Kohën e Mbylljes së Portës së Tregut të Ditës në Avancë për të mbajtur kushte të rregullta tregtimi. Koha e Mbylljes së Portës së Tregut të Ditës në Avancë mund të zgjatet për arsye që lidhen me disponueshmërinë e ETSS-ës, Librin e Urdhërporosisë Lokale, si dhe për arsye që lidhen me Ndarjen e Plotë të Tregjeve.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar në fjalën e saj para mediave për nisjen e operimit të Bursës Shqiptare të Energjisë, përmes ankandit të parë të tregut të ditës në avancë, se viti 2022 shënoi nevojën ekstreme të të pasur një bursë energjetike për Shqipërinë dhe Kosovën. Ky rrugëtim, të cilin Balluku e cilësoi si të vështirë, shënon një proces tepër të rëndësishëm për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Ky është rrugëtim që e kemi bërë të gjithë së bashku. Ka qenë një luftë e vështirë.

Ka qenë një punë 5-vjeçaere e cila dukej si e pamundur, por ndërkohë viti 2022 ka shënuar nevojën ekstreme të të pasur një bursë energjetike për Shqipërinë dhe Kosovën. Sot nisim një proces të rëndësishëm”, tha Balluku.

/korca.rtsh.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *