Ngre siparin per vitin e dyte radhazi Lin Festival i konceptuar per te prezantuar kulturen dhe artin ne fshatin me histori mijravjecare. Për zhvillimin e këtij festivali është zgjedhur posacerisht bazilika e Linit, si nje menyre per te prezantuar vlerat e kesaj zone.
Ne skenen e Lin Festival do te ngjiten artiste te shumte ne fame nder ta dhe Laert Vasili, i cili ndau emocionet e vecanta qe po merrte nga atmosfera e ketij festivali.
Prefekti i qarkut Nertil Jole u shpreh se aktivitete te tilla i rrisin vleren turizimit ne rajonin e Korces. Ndersa tha se ky sezon ka nje trend me te larte te turisteve se viti i shkuar.
Lin Festival u cel mbremjen e se enjtes dhe ndryshe nga viti i shkuar do te performojne artiste kombetare dhe nderkombetare. Ky event paraprakisht eshte prezantuar ne Itali, Maqedoni dhe ne vende te tjera.