Festivali ndërkombëtar “Netët korçare të poezisë” do të çelë siparin e këtë fundjavë në Korçë. I themeluar që prej vitit 1996, ky Festival i konsoliduar tashmë, do të sjellë 33 autorë nga vende të ndryshme të botës të cilët do të prezantojnë krijimtarinë e tyre në këtë qytet
Risi e këtij edicioni do të jetë pjesëmarrja e autorëve nga Irlanda, Sllovenia dhe Rumania. Ndërkohë Festivali do të mbahet në 2 ambjente
Juria e cila do të vlerësojë poezitë më të mira me 5 çmime do të udhëhiqet nga Entela Kasi, ndërsa anëtarë do të jenë poeti e studiuesi Zvicerian Rafael Newman si dhe studiuesja, poete dhe pedagoge Erenestina Gjergji Halili. Ky festival është themeluar nga një prej emrave të njohur të poezisë shqiptare, liriku korçar Skënder Rusi