• Turizëm dhe Kulturë

Muzeu Historik dhe Etnografik i Kolonjës

Muzeu historik dhe etnografik i qytetit të Ersekës është një ndër muzetë e parë të hapur në shkallë Republike, i çelur në shkurt të 1962 e që ruan fizionominë e tij edhe në ditët e sotme. Triptiku në fasadën e tij, i realizuar nga skulptori Vasiliev Nini, pasqyron etapat e zhvillimit historik të trevës së Kolonjës që në prehistori e deri në fund të periudhës së diktaturës. Ky muze ka një fond të pasur me rreth 600 objekte të pasqyruara, që prej atyre të gjetura nga gërmimet arkeologjike, kostumet popullore, veshjet etnografike, veglat muzikore, dokumenta historikë, bustet e patriotëve të zonës, odat e miqve, Alfabeti i Parë Shqip, Evëtari i Naum Veqilharxhit i botuar në vitin 1844 si dhe një sërë objektesh të tjera të veçanta. Pjesë e këtij muzeu është edhe fotografia e Mitingut të alfabetit shqip të mbajtur në qytetin e Korcës, në 14 shkurt të vitit 1910 ku mbi 12000 atdhetarë nga qyteti dhe fshatrat e Korcës dhe Devollit u mblodhën për të mbrojtur edhe me gjak shkronjat shqipe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *