• Pogradec

“Mokra n’fest” vjen me risi, ndryshe nga vitet e kaluara festa do të zhvillohet dy ditë radhazi

“Mokra n’fest” e cila njihet ndryshe edhe si festa e kulaçit dhe e dollisë, e njohur për një histori dhe traditë tepër të veçantë këtë vit vjen me risi. Ajo këtë vit do të mbahet për dy ditë radhazi dhe jo një ditë siç është mbajtur gjithmonë. Në 18 dhe 19 gusht në shëshin pranë urës së Golikut do të zhvillohet “Mokra n’fest”. Pjesë e kësaj feste janë gatimi i kulaçit, lakrorit, reçelrave, komposteve etj. por ndërkohë nuk mungojnë vallet, këngët, lojërat në natyrë dhe eksperienca e veçantë e shëtitjeve me kuaj. Qytetarë nga zona të ndryshme të vendit marrin pjesë në këtë festë në të cilën promovohen prodhimet e zones. Ramiz Pura, Kryetari  i njësisë administrative Proptisht ka folur për mikrofonin e RTSH Korçës dhe ka dhënë më shumë detaje reth kësaj feste.

Kjo zonë vlerësohet si një potencial turistik, kulturor dhe historik. Mokra njihet edhe si kryeqendra e mbretërisë së parë ilire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *