Në 29 korrik në qytetin e Pogradecit do të mbahet edicioni i dytë radhazi i maratonës ndërkombëtare “Enkelana” e cila vjen si organizim i Shoqatës “Maraton Albania”. Maratona do të jetë në disiplinën e 21 km me pikënisje nga fshati turistik i Linit deri në qytetin e Pogradecit dhe garën e 10 km në rrugën Pogradec-Tushemisht. Fitues në edicionin e parë në disiplinën e 21 km ishte atleti kosovar, kampion në Kosovë e shqipëri, gjakovari Tirron Mamusha. Në një lidhje skype ai na flet mbi emocionet e garës ndërsa bën me dije se do të jetë pjesëmarrës edhe këtë.
Starti i këtij eventi do jepet nga kampionja e atletikës shqiptare Pavlina Evro, ndërsa të ftuar do të jenë edhe personalitete të tjera kryesisht dashamirës të sportit, të cilët mund të bëhen edhe pjesë e garës. Maratona “Enkelana” është certifikuar për 5 vitet e ardhshme.