Ka mbërritur në Pogradec Mamografia e lëvizshme, si pjesë e turit që kjo njësi bën në të gjithë vendin me qëllim ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Tashmë të gjitha gratë të cilat janë mbi moshën 40 vjeç mund të kryejnë falas këtë ekzaminim.
Pranë kësaj njësie kryhen 15 ekzaminime çdo ditë, teksa nga viti në vit vihet re një rritje e interesit të grave për të bërë këtë kontroll rutinë.
Mamografia e lëvizshme e cila ndodhet tek ambientet e Njësisë Vëndore të Kujdesit Shëndetësor do të qëndrojë në Pogradec për dy javë.