Rriten sipërfaqet e mbjella me patate në fushën e Maliqit. Për shkak të çmimit të mirë të shitjes gjatë vitit të kaluar fermerët këtë vit kanë mbjellë edhe 100 Ha më shumë me këtë kulturë bujqësore, duke e çuar në gati 800 Ha sipërfaqen totale të mbjellë me patate.
Edhe këtë vit sipas Dulellarit ka pasur vështirësi për gjetjen e farërave cilësore të cilat vijnë nga importi, por pavarësisht kësaj mbjellja është arritur të realizohet. Në të gjithë qarkun e Korçës në total mbillet një sipërfaqe prej më shumë se 2000 Ha me patate ndërsa realizohet një prodhim prej më shumë se 60 mijë ton.