• Kolonjë

Leskoviku çel sezonin turistik/ Me një potencial të jashtëzakonshëm, kjo zonë pret mijëra turistë

Krahina e Leskovikut është nga krahinat më të njohura të juglindjes së vendit, për trashëgiminë kulturore, për vreshtarine, Lixhat e Sarandoporit, Kishën e Cerskës, Postenanin e shumë atraksione të tjera të kërkuara nga turistët vendas e të huaj. Për historianin Auron Tare, Leskoviku ka një pasuri të jashtëzakonshme sa i përket muzikës dhe verërave, vlera këto që e kanë bërë këtë zonë të njohur në gjithë botën.

Ilirjan Mezini është një prej operatorëve turistikë në Shelegur të Leskovikut. Së bashku me një pjesë të familjes së tij ka ngritur një biznes familjar që pret çdo ditë vizitorë të shumtë. Gjatë dy viteve të fundit sipas Mezinit, turistët vendas e të huaj që zgjedhin Leskovikun kanë  qënë të shumtë.

Leskoviku përsa i perket orientimit turistik është vetrregulluar por bashkia e Kolonjës ka ndërmarrë masa dhe investuar në sajtet turistike për ti ardhur në ndihmë vizitorëve, thotë kryetari i bashkisë Kolonjë Erion Isai.

Vitin e kaluar gjatë sezonit turistik Leskovikun dhe fshatrat turistike janë vizituar nga me shume se 15 mijë turistë. Mbrëmjen e djeshme është çelur sezoni turistik në Leskovik, sezon ky që pritet të ketë shifra më të mëdha se ai i vitit të kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *