Në Shqipëri KQZ vazhdon të paralajmërojë për penalitet në rast të shkeljes së ligjit zgjedhor, ndërsa zgjedhjet vendore të 14 majit po afrojnë.
Në një njoftim në rrjetet sociale KQZ njofton se institucionet publike duhet të njoftojnë për zhvillimin e veprimtarive publike të paktën 5 ditë përpara datës së parashikuar për zhvillimin e tyre. “Në rast se nuk respektohet ky afat veprimtaria do të ndalohet!” kujton ligjin KQZ.
Në një tjetër njoftim në rrjetet sociale KQZ ju kujton punonjësve të administratës publike apo sektorit të arsimit parauniversitar se përdorimi i aseteve të paluajtshme ose të luajtshme në pronësi të institucionit ku punon apo përdorimi i funksionit ose burimeve financiare apo njerëzore, për të mbështetur një parti politike apo kandidat në zgjedhje, Përbën Vepër Penale dhe dënohet nga legjislacioni në fuqi.