• Devoll

“Kafe dhe rekreacion për të moshuarit”/ Projekti në ndihmë të moshës së tretë vjen së shpejti në bashkinë Devoll

Të moshuarve në bashkinë Devoll do t’u shërbehet kafe e çaj falas si dhe do ti ofrohet asistencë nga grupe vullnetare për shërbime të ndryshme për të cilat do të kenë nevojë. Kjo falë projektit “Kafe dhe rekreacion” për të moshuarit, i cili do të vihet në zbatim së shpejti. Një prej ambjenteve të qendrës shumëfunksionale komunitare do të funksionojë si qendër ditore e moshës së tretë ndërsa grupet vullnetare të shpërndara në çdo njësi administrative do të jenë pranë të moshuarve për sa i takon problematikave që ata hasin në përdithsmërinë e tyre, qofshin këto probleme sociale, ekonomike apo shëndetësore. Ky projekt është bërë i ditur në një takim të mbajtur me kryetarët e fshatrave dhe grupet e interesit si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Për shërbimin e çajit e kafes falas janë identifikuar rreth 250 persona që do të përfitojnë ndërsa është planifikuar dhe sistemimi i dy hapësirave publike dhe një ambjenti të jashtëm të qendrës shumëfunksionale komunitare ku përfitues të shërbimit do të jenë rreth 1200 persona nga disa kategori sit ë verbërit, para-tetraplegjikët, inavlidët e punës, pensionistët, të moshuarit e braktisur apo ata që jetojnë në kushte të vështira ekonomike, të moshuarit e pastrehë dhe pensionistët e vetmuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *