• Lajme kombëtare

Nuk ka ndryshim të pagave as për majin/ Ministrja e Financave tregon vendimet e qeverisë

Pavarësisht miratimit në Parlament të rritjes së pagave, nuk do të ketë një ndryshim të pagave për muajin maj. Kështu bëri me dije Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, e cila në një deklaratë për mediat bëri me dije se vendimi u mor me qëllim përgatitjen e plotë të dokumentacionit për të shmangur vonesat. Megjithatë Ministrja theksoi se me zbardhjen e vendimeve, institucionet do të udhëzohen që shtesat në pagë të aplikohen më vonë qoftë për muajin prill, ashtu edhe për muajin maj.

Ministrja shtoi se efekti financiar i rritjes së rrogës së deputetëve, ministrave e Presidentit do të jetë 20 milionë lekë. Po ashtu Ibrahimaj theksoi se nuk pritet të ketë inflacion nga rritja e pagave. Kuvendi miratoi më 25 maj reformën e pagave për rritjen e pagave në institucionet e pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *