Ivi Kaso, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, në një deklaratë për mediat ka folur nga Pogradeci për dënimin e Ervin Salianjit, duke e cilësuar atë si të padrejtë, teksa ka deklaruar se ka komunikuar me Salianjin, që ndodhet i dënuar në burgun e Fierit, i cili i ka thënë se merak ka vetëm familjen, kurse aksionin opozitar e vijon edhe nga burgu.
Më tej Kaso është shprehur se është ende shpejt për të ditur nëse Andrea Mano do e pranojë mandatin e deputetit Salianji.
Gjatë kësaj deklarate Kaso është shprehur i bindur për pjesmarrjen masive në protestën e së hënës.