Fshat Maliqi i cili shtrihet rrëzë një kodre në perëndim të qytetit të Maliqit, ka pasur problematika sa i takon infrastrukturës, ndriçimit public dhe më kryesorja, mungesa e ujit të pijshëm. Me ndërhyrjet e kryera si investime të bashkisë Maliq, tashmë ky fshat ka kushte optimale për jetesë, ndërsa dallohet për infrastrukturën më të kompletuar në zonë. Veç ndërhyrjeve brenda në fshat, me asfaltimin e rrugës Maliq-Lozhan i ri-Strelcë, këtij fshati i shtohet një shetitore duke e lidhur atë me qytetin e Maliqit. Banorët shprehen të kënaqur dhe thonë se tashmë fshat Maliqi është më tepër se një qyteze e vogël e kompletuar. Liri Bazelli, ish edukatore shprehet e kënaqur për ndryshimin rrënjësor të këtij fshati.
Në fshat Maliq jetojnë rreth 900 banorë.