Është inauguruar në qytetin e Bilishtit i pari “Stacion Turistik” për zonën e Devollit, i cili do të shërbejë si pikë takimi për turistët që do të zgjedhin këtë zonë për ta vizituar. Kjo qendër informacioni do të ketë një kalendar mujor me të gjitha aktivitetet e planifikuara nga Bashkia Devoll, me qëllimin e vetëm informimin e qytetarëve dhe vizitorëve si dhe promovimin e atraksioneve turistike.
Hapja e kësaj pike informacioni ka patur një impakt edhe për banorët e zonës.
“Info Point” është stacioni turistik i krijuar për herë të parë në Bilisht, një nismë e Bashkisë Devoll dhe sektorit të turizmit që do t’u vijë në ndihmë të gjithë vizitorëve.