• Kolonjë

Inaugurohet “Inkubatori i Zahireve”/ “Duarartat e Leskovikut” do të prodhojnë produkte vendase për tregun shqiptar dhe rajonal

Prodhimet tradicionale të krahinës së Leskovikut do të dalin në tregun vendas dhe atë rajonal me markën e tyre “Duarartat e Leskovikut”. Amvisat e zonës janë organizuar në një shoqatë mbështetur nga Bashkia e Kolonjës, e cila së bashku me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Ekonomisë së Italisë dhe partnerë të tjerë kanë krijuar Inkubatorin e Zahireve, aty ku do të prodhohen të gjitha prodhimet tradicionale si dhe do të ambalazhohen bimët medicinale.

Kjo nismë është e para në Shqipëri dhe pritet të sjellë një ndryshim ekonomik për gjithë zonën.

Krahina e Leskovikut është e njohur për prodhimet tradicionale të brumit por edhe të reçelrave, kompostove dhe pijeve të ndryshme, prodhime këto që pritet të dalin në tregun shqiptar dhe atë rajonal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *