Tashmë edhe Pogradeci ka zyrën e informacionit për turistët. Info Point do të ofrojë informacione për destinacionet turistike, atraksonet, njësitë e akomodimit dhe njësitë e tjera të shërbimit si bare e restorante të qytetit liqenor, duke u ardhur në ndihmë gjithë vizitorëve që do të pushojnë këtë verë në Pogradec.
Hapja e kësaj zyre jo vetëm që rrit cilësinë e turizmit në Pogradec por është parë edhe si një domosdoshmëri.
Këtë verë në Pogradec pritet të ketë një numër më të lartë të turistëve të huaj, krahasuar me vitin e kaluar. Përveç liqenit, Pogradeci ofron një sërë resursesh dhe atraksionesh të cilat mund të vizitohen nga turistët.