Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Devoll, Elvis Hajdërlli ka qenë në një takim elektoral në Vidohovë duke dëgjuar problemet e shqetësimet e banorëve si dhe duke iu ofruar vizionin e tij për zgjidhjet e çështjeve të ndryshme në bashkinë e drejtuar prej tij:
“Vidohova është një nga fshatrat që ka kontributin e madh patriotik në historinë e Devollit dhe te Shqipërise. E gjendur ne kurorën e Devollit te Sipërm, Vidohova ofron shumëçka: turizëm malor në të gjitha stinët, agroturizëm, mikpritje e bujari. Por fatkeqësisht, ky fshat piktoresk, me resurse të pafundme natyrore, për 4 vite rresht rezulton në harresë totale.
- Rruga që të çon në këtë fshat është tejet e amortizuar dhe shumë e rrezikshme për udhëtarët.
- Ura që ngrihet mbi lumin Devoll, pjesë përbërëse e rrugës Miras-Vidohovë është përshatur me dru dhe elemente primitive, duke mos lejuar kalimin e automjeteve të tonazhit të rëndë e duke u shndërruar në burim adsidentesh për banorët e zonës.
Duke ndjerë afër problemet e shumta që shqetësojnë banorët e Vidohovës, zotohem se do të bëj maksimumin tim, për të projektuar zhvillimin e kësaj zone me vlera të shtuara duke:
- finalizuar projektin e ujit të pijshëm 24 orë, të lënë pas dore nga bashkia aktuale
- çakulluar rrugët e brendshme të fshatit dhe rrugët bujqësore
- rehabilituar rrugën kryesore Miras-Vidohovë
- hapjen e kanaleve kulluese dhe ujitëse
- përmirësuar ndriçimin
Duke ju falenderuar për pritjen plot entuziazëm dhe mbështetjen e pakursyer, ju ftoj t’i japim zë ndryshimit në 14- Maj, për t’i hapur rrugën zhvillimit infrastrukturor, bujqësor dhe agroturistik të Vidohovës dhe gjithë Devollit!