Zgjedhjet e 14 majit, do të jenë zgjedhjet e radhës vendore ku banorët e qarkut të Korcës do të zgjedhin drejtuesit administrative të bashkive për të zgjidhur problematikat e tyre. Normalisht që në këto zgjedhje do të votohet si për kryetarët e bashkive ashtu edhe për antarët e këshillave badhkiak, që do të thotë se secili votues do të ketë dy fletë votimi në dispozicion për të shprehur vullnetin e lirë.
Në kushte të tilla, do të votohet në gjashtë bashkitë e Qarkut të Korccës për të përcaktuar se cilët do të jenë drejtuesit e këtyre bashkive për 4 vitet e ardhshme. Katër prej bashkive kanë nga dy kandidatë ndërsa dy bashki kanë tre kandidatë në garë. Vetëm pak ditë më parë ka filluar zyrtarisht fushata elektorale për këto zgjedhje, teksa edhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve përmes shortit të hedhur ka listuar edhe kandidatët për secilën bashki në fletët e votimit.
Bashkia Maliq, do të ketë dy kandidatë në garë për zgjedhjet e 14 majit, teksa votuesit e kësaj bashkie do të mund të zgjedhin mes Alfred Gegës, kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë që do të ketë numrin 1 në listë dhe Gëzim Topcciut që rikandidon për një tjetër mandate i dalë nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe do të mbajë numrin 2.