• Lajme kombëtare

Fishta i shtohet flotës së Air Albanias

Flotës Ajrore të Air Albania i është shtuar një avion i ri. Ai mban emrin e Fishtës, shkrimtar dhe përkthyes i rilindjes kombëtare. Lajmin e njoftoi në instagram kryeministri Edi Rama. “Ja edhe Fishta zbriti në Tiranë duke e çuar në katër avionë flotën e kompanisë sonë të flamurit” shkruan zoti Rama. 

Airbasi Fishta pason avionët Naim Frashëri, Migjeni dhe Lasgush Poradeci. 

Kompania Air Albania tregon kujdes të dedikuar ndaj traditave dhe vlerave shqiptare, ndërsa ofron çmime të përballueshme për të gjithë. 

Nga cilësia e ushqimeve deri te komoditeti i udhëtimit Air Albania sigurohet të ofrojë standardin më të lartë të mikpritjes, si një nga veçoritë më të çmueshme të shqiptarëve.

/ rtsh.al /

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *