• Lajme kombëtare

Festa e Sulltan Nevruzit, Rama: Pranvera të çelë në zemrat tuaja si vetë kuptimi i kësaj dite

Të gjithë besimtarët bektashinj festojnë sot Sulltan Nevruzin, ditë kur lind shpresa për një të ardhme më të mirë.

Urimi për besimtarët nuk ka munguar nga kryeministri Edi Rama, i cili e cilëson si një ditë të bekuar që çel zemrat e njerëzve njësoj si pranvera.

“Në festën e Sulltan Nevruzit, uroj që pranvera të çelë në zemrat tuaja si vetë kuptimi i kësaj dite të bekuar, shkruan Rama, në facebook.

Festa e Sulltan Novrusit është një ditë pushimi zyrtar në Shqipëri. Kjo ditë, e ka origjinën që herët, por në Shqipëri filloi të festohej që kur u përhap bektashizmi në shekujt XIV. Dita e Sulltan Nevruzit përkon me ditën e lindjes së Imam Aliut.

Radio Televizioni Shqiptar ju uron të gjithë besimtarëve gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *