• Devoll

Duro në Vishocicë: Do përmirësojmë çdo rrugë të fshatit

Kryebashkiaku i Devollit njëheresh kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit, Eduard Duro gjatë takimeve elektorale është ndalur në fshatin Vishocicë ku ka ndarë me banorët pjesë nga programi për katër vitet e ardhshme. Sipas Duros pas përfundimit të infrastrukturës nëntokësore tashmë në mandatin e ardhshëm puna do të përqëndrohet në përmirësimin e çdo rruge e rrugice të fshatit.

“Vishocica jonë është fshati ku puna, kënga dhe poezia duket sikur jetojnë bashkë. Është fshati që territori nuk i matet me metra por me vargjet e atyre që i shkruan një jetë të tërë, si dhe atyre që u bënë modele të qytetarisë kudo ku shkuan.

  • Pavarësisht rëndësisë që ka ky fshat, fatkeqësisht dora institucionale mungonte prej 30 vjetësh.
  • Ndaj në fazën e parë të emergjencës ne bëmë ndërhyrje direkte në infrastukturën e brendshme si dhe i hapëm rrugë asfaltimit duke bërë fillimisht kanalizimin e ujërave të zeza për të mos shtruar e çarë shtresën si në të shkuarën.
  • Faza tjetër do t’i dedikohet përmirësimit të çdo rruge e rrugice që është futur tashmë si pjesë e projektit “Devolli 2023-2027”.
  • Ne do të vijojmë dhënien e naftës falas për fermerët e ndershëm duke shtuar kapacitetet, subvencionet e plehrave kimike si dhe nxitjen e skemave të reja të tregëtisë.

Vishocica jonë ka merituar dhe meriton më të mirën”, tha Duro gjatë takimit me banorët e Vishocicës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *