Më shumë se 22,000 shqiptarë kanë marrë vizë 10 vjeçare për në SHBA. Shifra është bërë e ditur nga ambasada amerikane në Tiranë duke saktësuar se kjo shifër përbën dy herë më shumë se çdo vit tjetër.
Sot, 31 mars, bëhet një vit që kur Ambasada e SHBA nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë.
Ambasadorja Kim i dorëzoi dje vizën njërës prej këtyre aplikantëve dhe vuri në dukje rëndësinë e reskeptimit të rregullave të vizave pasi “më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi.”
Super Respekte per aleatin tone strategjik shtetin mik te shqiptareve