• Devoll

Drejt normalizimit situata në Kapshticë. Vijon kthimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi

Vijon të jetë i lartë fluksi në dalje në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, për shkak të lëvizjeve të shumta si rezultat i largimit të emigrantëveshqiptarë, pas festimit të pashkës ortodokse në vendin tonë pranë familjarëve të tyre. Pas dy ditëve të ngarkuara të fillim javës, vihet re një ulje e numrit të emigrantëve shqiptarë që kthehen në vendin ku jetojnë e punojnë në shtetin helen.

Nëse në dy ditët e para të kësaj jave janë larguar drejt Greqisë përmes kësaj pike kufitare më shumë se 10 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj, gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë nga kjo pikë kufitare në drejtim të shtetit fqinj, 4196 shtetas.

Ndërkohë që i lartë vijon të jetë edhe fluksi në hyrje të pikë kalimit të Kapshticës. Burime zyrtare nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë hyrë përmes kësaj pike kufitare në vendin tonë 2693 shtetas shiptarë dhe të huaj. Të njëtat burime bëjnë me dije se nga pala jonë janë marrë të gjitha masat për të përballuar fluskin e lëvizjeve edhe gjatë orëve në vijim. Aktualisht në këtë pikë të kalimit kufitar është duke u punuar me 3 sportele në dalje dhe 2 në hyrje.

Ndërkohë që në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut situata është më e qetë, aq sa gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë dhe kanë dalë rreth 4100 shtetas shqiptarë dhe të huaj në të dy anët e kufirit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *