• Kolonjë

Dita e Verës në Kolonjë / Qytetarët mblidhen në shesh për të festuar sipas traditës

Edhe këtë vit bashkia e Kolonjës ka organizuar festën e ditës së verës. Mes ushqimeve tradicionale, veshjeve karakteristike, zjarreve dhe valleve, ky organizim i cili vjen për të tretin vit rradhazi nga bashkia, ka sjellë atmosferën e traditave në pritje të ditës së verës. Festa ka nisur me ceremoninë e ndezjes së zjarreve në sheshin kryesor të qytetit të Ersekës.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe panairi i gatimeve tradicionale dhe simboleve të ditës së verës si kulaçi, vezët, veroret dhe mistrat e zjerë, të përgatitura nga amvisat kolonjare.

Për drejtoren e Turizmit dhe Trashëgimisë në bashkinë e Kolonjës, Anila Çuçllari kjo festë synohet të kthehet në traditë duke sjellë detajet e pritjes së pranverës që shoqërojnë këtë festë pagane, me qëllim për ta transmetuar atë ndër breza.

Festa ka vijuar me një koncert të përgatitur nga qendra kulturore. Përveç festimeve në sheshin kryesor të qytetit të Ersekës, banorët kanë ndezur zjarre në rrugët e qytetit apo oborret e shtëpive dhe kanë kryer ritualet e kësaj feste që simbolizon ardhjen e pranverës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *