• Lajme kombëtare

Dita e dytë e vizitës në Tiranë, Escobar takon Enkelejd Alibeajn, pritet takim edhe me Ilir Metën

I dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar vijon këtë të mërkurë (2 prill) ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë. Escobar po zhvillon një takim me kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, i cili është i shoqëruar në këtë takim nga deputetët Orjola Pampuri, Gazmend Bardhi dhe Kreshnik Çollaku.

Pas këtij takimi, Escobar do të pritet edhe nga Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Këto takime vijnë në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit dhe vetëm 2 ditë para fushatës elektorale.

Escobar mbërriti në Tiranë një ditë më parë (11 prill), ku u takua me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Jashtme, OIta Xhaçka.

Ambasada amerikane ka evidentuar takimet e Escobarit me krerët e shtetit shqiptar duke theksuar se në këto takime është nënvizuar rëndësia e zgjedhjeve vendore të 14 majit dhe nevoja e zbatimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.

/korca.rtsh.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *