• Raportime

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin/ Manastirliu: Për 2000 mësues ndihmës rritje page dhe programe kualifikimi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, vuri në qendër të vëmendjes kontributin jetësor të mësuesve ndihmës në arsimin dhe zhvillimin e fëmijëve me aftësi të veçanta. Për të ngritur më tej cilësinë e arsimit për këta nxënës, Ministrja Manastirliu tha se mësuesit e arsimit special do të përfitojnë jo vetëm nga rritja e pagës së mësuesve  që do të shkojë 950 euro në korrik, por veçanërisht mësuesit ndihmës do të mbështeten me programe të trajnimit për të rritur profesionalizmin dhe efikasitetin e tyre

Synimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është krijimi i një mjedisi arsimor që respekton dhe përkrah çdo fëmijë, duke iu mundësuar atyre të arsimohen, të integrohen dhe të kontribuojnë në shoqëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *