Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, vuri në qendër të vëmendjes kontributin jetësor të mësuesve ndihmës në arsimin dhe zhvillimin e fëmijëve me aftësi të veçanta. Për të ngritur më tej cilësinë e arsimit për këta nxënës, Ministrja Manastirliu tha se mësuesit e arsimit special do të përfitojnë jo vetëm nga rritja e pagës së mësuesve që do të shkojë 950 euro në korrik, por veçanërisht mësuesit ndihmës do të mbështeten me programe të trajnimit për të rritur profesionalizmin dhe efikasitetin e tyre
Synimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është krijimi i një mjedisi arsimor që respekton dhe përkrah çdo fëmijë, duke iu mundësuar atyre të arsimohen, të integrohen dhe të kontribuojnë në shoqëri.