Banka e gjakut pranë Spitalit Bashkiak të Pogradecit prej kohësh përballet me uljen e numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut. Edhe pse nuk ka patur mungesa në bankën e gjakut dhe janë plotësuar nevojat që ka pasur spitali për pacientët, përsëri numri i dhuruesve vullnetarë në bashkinë e Pogradecit mbetet i ulët.
Pavarësisht fushatave sensibilizuese duhet më tepër ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve në dhurimin e gjakut, pasi kjo nuk sjell probleme në shëndet.
14 qershori shënon ditën botërore të dhurimit të gjakut. Synimi i kësaj dite është për të rritur ndërgjegjësimin global për nevojën për gjak të sigurt dhe produkte gjaku për transfusion.