• Maliq

Dëmet nga breshëri në Maliq/ AREB vjen me këshilla për fermerët

12 Ha vreshta në njësitë administrative Vreshtas dhe Pirg, janë dëmtuar nga breshëri i disa ditëve më parë. Ky është informacioni zyrtar që jep Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor pas verifikimit të dëmeve në terren. Drejtori Vullnet Gjolla thotë se dëme ka pasur edhe në perime e më pak në pemëtari, por edhe në kultura bujqësore të mbjella afër zonave të banuara në fshatin Bregas. Në këto kushte ai ka edhe një këshillë për fermerët.

Rrjetar anti breshër sipas Gjollës janë një zgjidhje për fermerët që duan të ruajnë prodhimet e tyre nga ky fenomen natyror i cili duhet thënë se me ndryshimet klimaterike po bëhet gjithmonë e më i pranishëm dhe i paparashikueshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *