• Pustec

Cens 2023 drejt përfundimit në Pustec. Nga 1500 të anketuar, 150 deklarohen me shtetësi bullgare

Procesi i Cens 2023 po shkon drejt përfundimit në bashkinë e Pustecit, aty ku jeton një komunitet i pakicës kombëtare maqedonase. Burime të siguruara bëjnë me dije se deri tani anketuesit kanë marrë kontakt me afro 1500 banorë ndërkohë që të njëjtat burime thanë se numri i banorëve që pritet të kontaktojne pritet të shkojnë deri në 2000. Në procesin e regjistrimit të popullsisë në vitin 2011 janë regjistruar 3100 banorë të cilët janë deklaruar si rezident në 9 fshatrat e kësaj bashkie.

Ajo çfarë ka ngjallur interes në procesin e regjistrimit të këtij viti ka të bëjë edhe me deklarimet e banorëve me shtetësi bullgare. Burime thanë se nga 1500 banorë të regjistruar deri tani afro 150 persona janë deklaruar e me shtetësi bullgare në kushte kur te paktën 500 banorë posedojnë pasaportë bullgare dhe 1500 të tjerë mendohet se janë në proces të marrjes së kësaj pasaporte. Per kete arsye gjatë ditëve të procesit në Pustec ka patur vizita nga zyrtarë të nivelit të lartë të qeverisë bullgare. Nga ana e zyrës së gjendjes civile në Bashkinë e Pustecit bëhet me dije se në regjistrat e kësaj zyre janë të regjistruar më shumë se 5100 banorë por pjesa më e madhe e tyre ndodhen në emigracion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *