Kreu i grupit të “Rithemelimit” në Partinë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar nga qyteti i Përrenjasit se kandidatët e kryeministrit Rama dhe vetë ai nuk ka guxim të përballen me kandidatët e opozitës. Gjatë prezantimit të kandidates Suzana Topi, për kryetare bashkie të këtij qyteti Berisha tha se kandidatët e mazhorancës nuk pranojnë debatin publik që shqetësojnë qytetarët.
Berisha shpjegoi se ata nuk i lejon Edi Rama të bëhen pjesë e debatit publik pasi sipas Berishës edhe vetë Rama nuk ka guxim të përballet me akuzat që rëndojnë ndaj tij.