Kreu i grupit të “Rithemelimit” në Partinë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk meriton të qëndrojë kryeministër dhe ndryshimi sipas tij, do të nisë që nga zgjedhjet vendore të 14 majit. Gjatë prezantimit të kandidatit Zini Tollozhina të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Pogradecit, Berisha theksoi se Shqipëria nuk ka njohur përfaqësimin më të keq se sa me rilindjen dhe Edi Ramën.
Berisha bëri krahasimin midis kandidatëve të koalicionit që ai drejton “Bashkë Fitojmë” me kandidatët e mazhorancës duke thënë për këta të fundit se ata e refuzojnë ballafaqimin publik pasi janë të korruptuar.
Berisha kërkoi votën e pogradecarëve për Zini Tollozhinën më 14 maj, pasi ai sipas tij është kandidati i duhur që do të sjellë zhvillim për qytetin liqenor.