• Devoll

Bashkia Devoll ndërhyn në rrugët e parcelave të disa fshatrave

Bashkia e Devollit ka nisur ndërhyrjen për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në parcelat bujqësore të disa fshatrave. Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Utilitare Gentian Keco bën me dije se momentalisht po punohet në rrugët bujqësore të fshatit Gracë ku ato ishin tejet të amortizuara dhe ishin kthyer në problem për kalimin e fermerëve, për të shkuar drejt tokave bujqësore si edhe më shqetësuese situata paraqitej për transportin e prodhimeve bujqësore. Keco bën me dije se ndërhyrje të tilla janë bërë edhe në fshatra të tjerë.

Kjo Agjenci paralelisht është duke punuar edhe për pastrimin e kanaleve vaditës duke qenë se jemi edhe në sezonin kur fermerëve u nevojitet uji për kulturat bujqësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *