Përfaqësuesi i PD të rithemelimit, Ivi Kaso ka denoncuar përmes një deklarate për shtyp kandidatin e pavarur për Bashkinë e Devollit Çlirim Hoxhën që sipas tyre është rregjistruar me firma të falsifikuara duke akuzuar edhe kryetarin aktual të bashkisë Devoll, Eduard Duro për mbështetje. “Çlirim Hoxha, një kandidat që pretendon se do të garojë si i pavarur për bashkinë, por devollinjtë e dinë se është patericë e Eduard Duros, kryebashkiakut socialist”, tha në një deklaratë për mediat Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso.Për të dalë si kandidat i pavarur, Kaso thotë se Çlirim Hoxha ka grumbulluar firma të cilat janë familjarë të Eduard Duros, kryebashkiakut socialist si dhe punonjës të Bashkisë Devoll.
Veç të tjerash Ivi Kaso theksoi se “Prokuroria ka filluar ndjekjen penale, ndërkohë që ne kemi vënë në lëvizje edhe mekanizmin e Komisionerit Qendror të zgjedhjeve të cilit i është dërguar një ankimim i KZAZ nr 72-Devoll”.