• Pogradec

Autoriteti i Dosjeve në Pogradec/ Simpozium dhe ekspozitë në “Ditën e të Zhdukurve”

Gjate periudhës ku Shqipëria ishte komplet e izoluar mbi 15 mijë persona kane mundur te kalojnë kufirin e izoluar te vendit. Sot ne diten nderkombetare te te zhdukurve u zhvillua nje simpozium me teme “ Kufijte e Diktatures. Kuadri Ligjor dhe Institucional ne Shqiperine Komuniste”. Në këtë aktivitet te pranishem ishin familjare dhe persona te cilet munden te thyejne kufijte per te kaluar ne shtetet fqinje. Gentiana Sula, kryetare e autoritetit te dosjeve foli per arsyet qe zgjodhen zonen e Korces per te zhvilluar kete simpozium si nje nder zonat ku ka pasut arratisje me te shumta. Ajo ka hedhur drit dhe mbi te dhenat qe autoriteti ka ne lidhje me kalimet e te arratisurve ne kufi.

16 veta u arratisen nga Pogradeci nepermjet nje varke te improvizuar, ndër ta eshte edhe Etem Fezollari nje prej ideatoreve te arratisjes i cili tregon ngjarjen dhe thote se ka dhe prej atyre njerezve qe mund ti shpetojne diktatures.

Beqir Arifcaushaj eshte nje tjeter i arratisur i cili mundi te sfidonte diktaturen duke kaluar kufirin qe mbrohej me ushtare.

Ne hyrje te simpoziumit u paraqiten piktura me thenie nga te mbijetuarit qe munden te kalonin kufirin dhe nje sere botimesh te detikuara per ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *