• Maliq

“Art, Zeje dhe Sport”. Programi që bëri bashkë nxënësit e gjashtë shkollave të bashkisë Maliq

Art Zeje e Sport, një program i ministrisë së Arsimit është zhvilluar nga Zyra artsimore e Maliqit. Një aktivitet ku mernin pjesë gjashtë shkolla të bashkisë maliq, nën moton “Zhvillojmë talentin, ushqejmë pasionin, ndjekim ëndrrën”. Një organizim ky që për drejtoren e zyrës arsimore Maliq, Gentiana Drabo  falë një pune të filluar prej muajit janar, për të kulmuar  më pas me aktivitetin e zhvilluar të enjten nxënësit kanë nxjerrë në pah talentet e tyre dhe mbi të gjitha kanë përcjellë mesazhin se të gjithë bashkë mund të bëjmë shumëçka.

Për drejtoren e DRAP Korçë, Vinjola Rota, ky project tregoi se është e nevojshme që shkolla familja dhe shoqëria të jenë bashkë në të mirën e arsimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të të nxënit.

Gjatë programit Art Zeje e Sport veç 17 pjesëve të realizuara nga nxënësit e gjashtë shkollave pjesëmarrëse të ZA Maliq, janë ndërtuar edhe stenda me punime artizanale nga vetë nxënësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *