• Pogradec

Ambasadorja izraelite në Pogradec, Peleg: Bashkëpunime konkrete në disa fusha

Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Shqipërisë, Galit Peleg zhvilloi një vizitë zyrtare në bashkinë e Pogradecit ku u prit nga kryetari i bashkisë Ilir Xhakolli. Pas prezantimit nga ana e kryebashkiakut mbi Pogradecin si një qytet me prioritete zhvillimi kryesisht në fushat turizëm dhe agroturizëm, në fjalën e saj nënkryetarja e bashkisë Pogradec, Entela Gusho u ndal në  bashkëpunimet e deritanishme mes Ambasadës së Shtetit të Izraelit dhe Bashkisë Pogradec, ku përfshihen pasurimi me një fond librash i bibliotekës “Mitrush Kuteli”, ndihmë ushqimore të një numri të konsiderueshëm të familjeve në nevojë në fundvit si dhe organizimi i ekspozitës fotografike me fokus portretin në Jeruzalem.

Nga ana e saj, ambasadorja Peleg propozoi bashkëpunime konkrete në projekte për zhvillimin e turizmit, bujqësisë, mbështetje për shërbimin social, sigurinë kibernetike dhe energjinë e rinovueshme duke veçuar Pogradecin si një destinacion mjaft të rëndësishëm turistik. Ambasadorja e Izraelit në fjalën e saj ofroi bashkëpunim edhe për trajnime në fusha të tjera zhvillimi, të cilat çojnë në krijimin e sipërmarrjeve të suksesshme në fushën e biznesit. Takimi u finalizua me një Plan paraprak Veprimi së pari mbi aktivitete të përbashkëta kulturore-artistike dhe mbështetje për sektorin e shërbimit social dhe në vijimësi në bazë të projekteve që do të paraqiten nga bashkia mbi fushat e sipër përmendura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *