Besnik Lisha është trajneri shkodran i cili prej pak javësh ka marrë drejtimin e ekipit të volejbollit për femra në Pogradec. Shkodrani ka marrë një ekip të ri i cili nuk ka më shumë se një sezon në superiore por që shpreson se do ecin përpara, kjo falë punës dhe konsolidimit që po i bën ekipit.
Ekipi më i fortë aktualisht në këtë ligë paraqitet Skënderbeu, kampion i vitit të kaluar, por Lisha thotë se të gjitha ekipet tashmë janë shumë të forta, teksa duhet kultivuar pak mentaliteti i fituesit tek Pogradeci, duke premtuar surpriza në sezonin e dytë.
Edhe vajzat duken të konsoliduara dhe të gatshme të japin gjithçka në parket përballë më të fortëve. Këtë sezon në ekip janë kontraktuar edhe lojtare të reja dhe me eksperiencë, një prej tyre është Edona Kalludra kosovarja që ka lënë Skënderbeun për Pogradecin.
Pogradeci aktualisht mban vendin e 6-të në renditje, por deri në fund të sezonit synon të jetë në 4-shen më të mirë.