• Devoll

Tetori rozë në Devoll/ Aktivitet ndërgjegjësues në zonën këmbësore

Një aktivitet ndërgjegjësues në kuadër të tetorit rozë është organizuar në qytetin e Bilishtit. Në zonën këmbësore u mblodhen gra e vajza të cilat përveç mesazheve sensibilizuese, dëgjuan edhe histori të jetuara nga zonjat që janë shëruar nga kanceri i gjirit:

Bashkia e Devollit e ka bërë tashmë traditë organizimin e këtyre aktiviteteve duke bashkëpunuar edhe me nxënësit e shkollave. Kështu nxënësit e gjimnazit Fuat Babani pregatitën disa pankarta me mbishkrime ndërgjegjësuese, të cilat u afishuan përgjatë zonës këmbësore të qytetit, ndërsa u krye edhe një marshim me biçikleta, si dhe një seancë joge, për të treguar se aktivitetet fizike dhe sportet e ndryshme na mbajnë më në formë dhe na bëjnë më të shëndetshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *