• Kolonjë

Festivali Folklorik Tipologjik i Sazeve/ Organizohet edicioni i XIII në Leskovik dhe Ersekë

Prej 5 vitesh në Leskovik, në trevën e njohur të juglindjes së vendit organizohet Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve Popullore. Pjesë e këtij festivali janë bërë dhjetëra grupe muzikore nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, për të sjellë meloditë autentike popullore përmes instrumenteve tradicionale.    

Instrumentisti i njohur Fatos Qerimi, pjesë e jurisë së këtij festivali është shumë i kënaqur për vëmendjen e treguar ndaj sazeve të muzikës burimore shqiptare.

Për kryetarin e bashkisë së Kolonjës Erion Isai dhe drejtorin e festivalit Niko Kotherja, sazet janë rikthyer në Leskovik, aty ku dhe kanë origjinën e tyre.

Festivali është menduar të zgjasë 3 netë, dy në Leskovik dhe nata finale në Ersekë, duke tërhequr jo vetëm banorët vendas, por edhe vizitorë të shumtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *