Përveç lyerjes së gjithë mabjentit dhe punimet e mirëmbajtjes në dhoma apo ambjentet e tjera, do të kryhet dhe sistemimi i oborrit të konviktit ku studentët mund të kalojnë kohën e lirë. Godina ka një kapacitet prej më shumë se 140 shtretërish dhe ofron kushtet oprimale për akomodimin e studentëve. Duke qenë se stina e dimrit në Korçë është e gjatë dhe e ftohtë, është siguruar ngrohja përmes kaldajës e me peled .Drejtori Shkëlqim Kajmaku bën me dije se sa i takon tarifave të akomodimit, edhe për këtë vit nuk do të ketë ndryshim dhe do të vijojnë në të njejtat nivele prej 4900 lekësh në muaj në dhoma me 2 persona. Ndërsa për studentët që dëshirojnë të qëndrojnë në dhoma teke, pagesa shkon në 7 mijë lekë në muaj. Në godinë një dhomë është rezervuar për kalimin e kohës së lirë ku studentët kanë mundësi të shohin televizor ndërsa iu ofrohet dhe shërbimi i internetit falas pa limit. 4 vite më parë godina iu nënshtruar rikonstruksionit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, duke bërë që kjo njësi akomoduese tashmë të ofrojë kushte mjaft të favorshme për sudentët.
- Korça
Konvikti i Studentëve në Korçë/ Punime mirëmbajtje për të mirëpritur studentët
Korça
Më shumë- Korça
Panair me materiale të riciklueshme/ Nxënësit e shkollës “Isuf Dalipi”...
- Korça
Romani “Shitësja e ëmbëlsirave”/ Promovohet në universitet libri i aut...
- Korça
110 vjet nga lindja e Vangjush Tushit/ Përkujtojmë piktorin emblematik...
- Korça