• Korça

Pastrohet lumi Dunavec, ndërhyrja në një zonë që kishte rrezik përmbytje

Drejtoria e Ujitje Kullimit në Korçë ka përfunduar pastrimin e pjesshëm të lumit Dunavec duke i dhënë më shumë frymëmarje rreth 3260 Ha tokë bujqësore në të cilat është përmirësuar kullimi. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj e cila ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga përfundimi i punimeve. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Ujitje Kullimit në Korçë bëhet fjalë për një ndërhyrje në një zonë mjaft problematike për shkak të prurjeve të shumta që sjellin përrenjtë e Dërsnikut, Voskopit dhe Polenës, duke rrezikuar edhe përmbytjen e tokave bujqësore në rast rreshjesh. Kjo ndërhyrje ishte edhe një kërkesë e Bashkisë së Korçës për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste. Puna është kryer në një gjatësi prej 6 km të lumit Dunavec duke larguar 55 000m3 aluvione. Tashmë me përfundimin e punimeve të gjitha tokat përreth zonës nga ura e Dërsnikut e deri te ura e Polenës, janë të sigurta nga përmbytjet, duke iu krijuar lehtësi fermerëve për një prodhim cilësor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *