Pas punës së lodhshme të sezonit dhe me korrjen e grurit, fermerët në zonën e Maliqit kanë zhvilluar festën e përvitshme të kësaj kulture.
Dita e grurit bëri bashkë qindra banorë të zonës dhe jo vetëm të cilët shijuan për orë të tëra mes harmonisë së natyrës dhe gatimeve tradicionale të zonës festën e bukës së re shoqëruar edhe nga një panair i larmishëm produktesh bio.
Maliqi është një nga zonat me te njohura ne juglindje për prodhimin e grurit sipërfaqe e cila shkon deri në 3500 hektarë.