• Pustec

Zjarri në Malin e Thatë/ Prej 7 ditësh vijon lufta me flakët, rreth 80 forca në terren

Thatë, pranë Parkut Kombëtar të Prespës. Kryetari i bashkisë Pustec Pali Kolefski bëri me dije se është ulur intensiteti i flakëve si rezultat i punës intensive të forcave të angazhuara të cilët kanë punuar edhe gjatë mbrëmjes.

Nga ana tjetër Prefekti i Qarkut Korçë Nertil Jole tha se kanë organizuar punën me të gjitha strukturat operacionale në nivel qarku e nëse do të lindë nevoja, do të kërkojnë angazhimin e mekanizmi europian për ndërhyrje nga ajri.

Në terren janë duke punuar rreth 80 forca të cilat presin të shkojnë te vatrat e zjarrit. Sipërfaqja e prekur është kryesisht kullotë në masën rreth 90% dhe rreth 10% e saj masë pyjore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *