• Kolonjë

Ndërhyrje rehabilituese në Ersekë/ Punohet për trotuarët, lulishtet, ndriçimin dhe fushat sportive

Bashkia e Kolonjës është duke punuar për rehabilitimin e trotuareve, ndërtimin e një lulishteje, ndriçimin led dhe rikonstruksionin e një fushe basketbolli në qytetin e Ersekës. Ndërhyrja është duke u kryer në zonën ku janë duke u termoizoluar pallatet dhe synon që në përfundim të të dy projekteve kjo pjesë e qytetit të marrë një pamje bashkëkohore dhe ti shërbejë plotësisht banorëve.

Sipas bashkisë Kolonjë këto ndërhyrje rehabilituese do të shtrihen edhe në pjesë të tjera të qytetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *