“Martesa me kushte” e shkrimtarit të njohur italian Dario Fo është shfaqur mbrëmë për artdashësit kolonjarë nën lojën e aktorëve Gazmend Gjoka dhe Olta Daku me regji të Altin Bashës. Shfaqja edhe për shkak të subjektit që trajton ka patur në sallë një publik të rritur. Komedia ka sjellw plot humor situatat problematike që vijnë nga vendimi për një çift të hapur ndaj përvojave jashtë martesore. Një marrëdhënie kjo krejt ndryshe nga çfarë është mësuar familja tradicionale shqiptare.
Aktorja Olta Daku megjithëse ka ardhur dhe herë të tjera në qytetin e vogël në juglindje të vendit, thotë se pritja e ngrohtë e publikut kolonjar është befasia më e madhe e saj.
Bashkia e Kolonjës me këtë shfaqje ka çelur sezonin turistik veror të këtij viti, i cili do të pasojë në ditët në vijim me dhjetra aktivitete të tjera.