• Maliq

Zjarri në pyllin e Bodesë në Maliq/ Pas shtatë ditë përpjekjesh, flakët drejt shuarjes

Përmirësohet situata e zjarrit në pyllin e Bodesë në Maliq, aty ku prej 7 ditësh forca të shumta janë duke luftuar me flakët, në një terren mjaft të vështirë. Sipas shefit të Emergjencave Civile në Bashkinë e Maliqit, Stiljan Belishta aktualisht janë aktive vetëm dy vatra zjarri të cilat janë pothuajse të izoluara, ndërsa mendohet se flakët kanë përshkruar një sipërfaqe prej rreth 150 Ha, që kryesisht përbëhet nga pisha por edhe dushk:

Gjatë një jave për shuarjen e zjarrit në pyllin e Bodesë në Maliq janë angazhuar rreth 120 forca nga institucione të ndryshme nga i gjithë qarku por edhe mjaft banorë të zonës. Belishta ka edhe një apel për banorët kur thotë se për çdo rast sado të vogël zjarri që identifikohet prej tyre duhet të lajmërojnë sa më parë zjarrfikësen, pasi çdo sekondë e humbur mund të bëjë që zjarret të marrin përmasa të mëdha e vështirësisht të menaxhueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *