Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e djeshme në fshatin Gurras të Njesisë Administrative të Buçimasit. Sipas informacioneve flakët të nisura në një sipërfaqe fushore pranë varrezave të qytetit, janë shpërndarë të favorizuara dhe nga era dhe kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe të kodrave, por fatmirësisht nga flakët nuk u prek sipërfaqja pyjore dhe vreshtat në këtë zonë. Vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, si rezultat i punës së ekipeve të shërbimit zjarrëfikës të cilët u angazhuan me 3 automjete zjarrfikëse, drejtorisë së shërbimit pyjor në Bashkinë e Pogradecit dhe vetë banorëve të zonës u bë i mundur neutralizimi i flakëve në këtë zonë. Sipas burimeve paraprakisht dyshohet se zjarri ka qënë i qëllimshëm, ndërsa Policia e Pogradecit së bashku me shërbimin zjarrëfikës po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të tij. Ndërkohë aktualisht vijon monitorimi në këtë zonë edhe pse nuk ka flakë aktive, për të evituar vatrat e reja. Kjo ka qënë vatra më e madhe e zjarrit në Bashkinë e Pogradecit për këtë sezon, por që fatmirësisht është bërë e mundur shuarja e tij pas gati 8 orësh nga ekipet e terrenit.
- Pogradec
Shfaqen vatra zjarri në Gurras/ Pas gati 8 orësh u bë i mundur neutralizimimi i flakëve
Pogradec
Më shumë- Pogradec
Rritja e çmimeve në tregun imobiliar/ Pogradeci, qyteti më i shtrenjtë...
- Pogradec
Xhaçka me pensionistët në Pogradec/ Xhaçka: së shpejti zgjidhja për rr...
- Pogradec
Volejboll femra/ Trajneri Besnik Lisha premton supriza tek Pogradeci
- Pogradec